E pëlqeni më shumë Leonrën e dikurshme apo këtë që është sot

Leonora Jakupi padyshim që është emër i dëshmuar në skenën muzikore.
Ka vite kur nisi hapat e parë drejt muzikës e më nuk u dorëzua, e për këtë flasin edhe këngët e saj të shumta, shkruan “Kosovarja’.
Këngëtarja me prejardhje nga Drenica shpesh ka treguar shpirtin patriotik edhe në këngë e kilipe.
Të gjithë e kujtojnë dhe e mbajnë mend si këngëtaren e hitit “A vritet pavarësia”, që e lansoi gjatë luftës, e cila shpalos shumë vuajtje të shqiptarëve.

Së fundmi këngëtarja është kthyer në kohë, por jo për të kujtuar luftën.

Lexo edheBlleki dhe Fifi publikojnë ‘Mbi Dozë’
Ajo ka rikujtuar një moment të bukur nga jeta e saj, krijimin e albumit të parë.
Në bashkëpunim me Zicon, këngëtarja arriti që të interpretojë suksesshëm çdo këngë të albumit edhe falë Armend Rexhepagiqit e Aida Barakut.
Kështu në këto foto mund ta shihni edhe Leonorën e vitit 1997. E bukur edhe atëherë po aq sa tani./Kosovarja/















