“Ne kemi pasur qasje në një draft të mëhershëm, i cili është në përpunim e sipër, pra në hartim e sipër dhe është e vërtetë se aty nuk ka qenë një gjuhë e qartë e precizuar në lidhje me perspektivën e Kosovës, është në gjuhë shumë të përgjithësuar”
Strategjia e zgjerimit pritet që të publikohet në fillim të muajit shkurt nga Komisioni Evropian për Kosovën nuk parasheh perspektivë të qartë për Kosovën, ka thënë ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha.
Në një intervistë dhënë për EO, ministrja ka deklaruar se vazhdimisht ka kërkuar që zyrtarët europianë të jenë më të qartë në këtë drejtim, pasi vendi është duke bërë punë të madhe në reforma.
“Ne kemi pasur qasje në një draft të mëhershëm, i cili është në përpunim e sipër, pra në hartim e sipër dhe është e vërtetë se aty nuk ka qenë një gjuhë e qartë e precizuar në lidhje me perspektivën e Kosovës, është në gjuhë shumë të përgjithësuar, Kosova ka perspektivë të qartë në BE, por me aq ka përfunduar e gjithë prognoza se ku do të jetë Kosova”.
“Edhe në takimet e mija që kam pasur qoftë me komisionarë, qoftë me ambasadorë, qoftë me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Bashkimit Evropian, kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Kosova të përfshihet me një gjuhë shumë më të qartësuar, shumë më të definuar se çka janë planet për zgjerim të Kosovës dhe nuk është shumë rastësisht që ne po e përmendim që vitin 2018 po aplikojmë për status të kandidatit, sepse dëshirojmë që ta bëjmë me dije që Kosova është e përcaktuar që të shkojë përpara në këtë proces”.