BallinaLajmeE padëgjuar më parë | Murati kërkon që të vazhdohet me votimin...

E padëgjuar më parë | Murati kërkon që të vazhdohet me votimin e qeverisë, pa u zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga pakicat serbe – thotë se i kanë votat!

Të ngjajshme

Izraeli kryen disa sulme në Gaza, shënjestron një lider të Hamasit

Mjekët në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë të...

Aston Villa rikthehet në Ligën e Kampionëve, e mposht Liverpoolin dhe e kalon në tabelë

Aston Villa siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve me...

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shpallur se Kuvendi i Kosovës është i konstituar, pavarësisht faktit që ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga pakicat serbe.

Hekuran Murati, përfaqësues i VV-së, theksoi se procedurat kushtetuese janë ndjekur dhe se formimi i institucioneve po ecën përpara, edhe pse pozita, si ajo e nënkryetarit të Kuvendit nga pakicat serbe, mbetet i paplotësuar, transmeton lajmi.net

“Çështja është që procedurat janë vijim të parapara në Kushtetutë. Fillimisht, mandatari nga Presidentja, njëherë na duhet mbledhje e Këshillit të Pavarur të VV-së, dhe pas nominimit nga Presidentja, pastaj do të kemi seancën për qeveri. Situata është kushtetuese sepse kemi shterrur të gjitha mundësitë. Janë tentuar dhe provuar të gjithë kandidatët, dhe asnjë nuk ka marrë votat. Në situatë të tillë nuk mund të bllokohet vendi,” tha Murati për mediat pas seancës.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi ka qenë dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pasi VV nuk kishte votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Dimal Bashën në këtë pozita, u desh ndërhyrja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila dha mbështetjen e saj për të zhbllokuar procesin.

Por, përkundër që s’i ka votat, Murati çudit duke pretenduar se VV i ka numrat për qeveri.

“Të vimë te situata e mandatarit, pastaj shohim. Situata ka këto opsione. Të vazhdohet me institucionet, krijimin e tyre. A i kemi numrat do ta shihni në seancën kur votohet qeveria,” ka shtuar Murati.

Dëshmi që s’i kanë votat është edhe dështimi i Nenad Rashiqit, kandidat i vetpropozuar për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës për pakicen serbe. Rashiqi në tri tentime dështoi të zgjidhet nënkryetar, përkundër votës “PRO” nga VV./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz