back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE dhimbshme: Ndahet nga jeta 18-vjeçarja nga Prizreni, Tringa Buqaj

E dhimbshme: Ndahet nga jeta 18-vjeçarja nga Prizreni, Tringa Buqaj

Të ngjajshme

Ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare Tringa Buqaj, nga Prizreni.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerës, duke bërë të ditur se 18-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit sot, me drekë, nga ora 13:00 në varrezat e Prizrenit.

“Nisja e funeralit bëhet nga xhamia e lagjes Dardania, Prizren”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, për vdekjen e saj ka reaguar edhe Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e tragjike të nxënëses së tyre.

“Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor”, thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement -

Të Fundit