Njësia policore kufitare sot gjatë patrullimit në fshatin Zernosek të Leposaviqit ka ndaluar një person të dyshuar, B.M. (1991), i cili kishte kaluar nga territori i Serbisë në atë të Republikës së Kosovës, përmes rrugëve ilegale.
I njëjti ishte duke drejtuar një veturë udhëtarësh me targa vendore ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara rreth 22 pako mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë.
Policia bën të ditur se për rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar të hapet rasti ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare’, kurse malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme nga njësitë doganore.

