back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme: Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë...

E dhimbshme: Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë para mesnate

Të ngjajshme

Rritet numri i të prekurve me HIV, për gjashtë vjet 93 raste

Që nga viti 2019 në Kosovë janë regjistruar gjithsej...

Franca drejt një krize të re politike teksa kryeministri përballet me votëbesim

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e të tretë brenda...

Të gjithë i urrejnë grerëzat, por kjo shkencëtare dëshiron që ne t’i duam ato

Gjashtë muaj pasi botoi “Mbi origjinën e specieve”, Charles...

​Konfiskohen 40 kg duhan të kontrabanduar në Kaçanik

Njësitet policore në Kaçanik, gjatë patrullimit rutinë, kanë ndaluar...

Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën...

Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.  Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit. Por, Malisheva mbrëmë shënoi viktimën e parë nga koronavirusi.

Një 66 vjeçare nga kjo komunë ndërroi jetë si pasojë e prekjes nga Covid-19.  Ajo tash e disa ditë po trajtohej në kujdesin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK’së.

Detaje për këtë rast dhe për gjendjen e pacientëve që gjenden në Malishevë ka dhënë sot kreu i kësaj komunë, Ragip Begaj.

Ai thotë se ceremonia e varrimit e kësaj viktime u krye mbrëmë në orën 22:00, pak para mesnatës.

“Patëm mbrëmë viktimën e parë të koronavirusit nga Malisheva. Mbrëmë në ora 22:00 e kemi kryer ceremoninë e varrimit. Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. 10 fshatra janë të prekura. Tjerat janë të paprekura”, sqaron Begaj.

Ai thotë se deri më tash në këtë komunë, janë katër burime të infeksionit të cilat dihen deri më sot. Ndërkohë  6 persona janë shërua plotësisht, ata janë liruar tashmë në shtëpi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.

Nga komunat e tjera, 25 raste janë nga Prishtina, 21 raste nga Vushtrria, 20 raste nga Mitrovica e Veriut, 18 raste nga Gjilani, 13 raste nga Kamenica, 10 raste nga Gjakova, 10 raste nga Zveçani, 7 raste nga Vitia, 6 nga Peja, 4 raste nga Podujeva, 3 raste nga Klina, 3 raste nga Fushë Kosova, 3 raste nga Prizreni, 3 raste nga Leposaviqi, 3 raste nga Suhareka, 2 raste nga Ferizaj, 2 raste nga Zubin Potoku, 2 raste nga Lipjani dhe me nga 1 rast Drenasi, Obiliqi dhe Komuna e Shtimes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3 mijë e 882 kontakte të rasteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz