back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaJetëE dhimbëshme: Veshi fustanin e bardhë dhe vrapoi pranë varrit të tij

E dhimbëshme: Veshi fustanin e bardhë dhe vrapoi pranë varrit të tij

Të ngjajshme

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Chicago: Qellohet emigranti që iu shmang arrestimit

Incidentet tragjike nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara,...

Fotot e një nuseje para varrit të të dashurit të saj janë kthyer në pamjet më të komentuara të ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Në foto shfaqet Jessica Padgett, e veshur me fustan të bardhë dhe e përkulur tek varri i Kendall James Murphy. Nëse një aksident automobilistik teksa ishte në krye të detyrës nuk do t’i kishte marrë jetën zjarrfikësit në Nëntor të vitit 2017, ata do të martoheshin më 29 Shtator 2018.

Murphy i kishte propozuar për martesë dhe Padgett i kishte thënë ‘po’. Në respekt të fjalës së dhënë dhe kujtimit të të dashurit, në ditën e “dasmës” ajo u paraqit tek varri i tij sëbashku me familjarët.

Kendall, një zjarrfikës në shtetin e Indianas në SHBA, humbi jetën pasi shoferi i zjarrfikëses përplasi makinën e shërbimit me tri autovetura gjatë kohës që po shkonin për shuarjen e një zjarri.  Kolegu i Murphyt, shoferi Colby Blake, rezultoi se kishte kaluar nivelin e lejuar të alkoolit dhe u arrestua.

Në nder të kujtimit të të dashurit të saj, Jessica postoi disa foto me fustan nusërie pranë çizmeve dhe uniformës së 27-vjeçarit që humbi jetën.

Fotot u shpërndanë nga “Loving Life Phorography” në Facebook dhe postimi u shpërnda më shumë se 21 000 herë duke prekur zemrat e dhjetëra mijëra njerëzve në të gjithë botën.

/tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz