E dhimbëshme, reprezentuesi i Kosovës që humbi jetën po festonte ditëlindjen

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e basketbollistit si dhe ka treguar një detaj për të, në ditën tragjike Sinani po festonte ditëlindjen.
Në aksident kanë pësuar lëndime edhe disa të tjerë.

Lexo edheLajm i kobshëm, një basketbollist kosovar vdes, lëndohen edhe 2 të tjerë
“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të anëtarit të përfaqësueses sonë në basketboll, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kryeministri.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime shumë fytyra të njohura publike.














