back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeE çuditshme: Magjistari e thirr krokodilin për ta dorëzuar trupin e njeriut...

E çuditshme: Magjistari e thirr krokodilin për ta dorëzuar trupin e njeriut (Foto)

Të ngjajshme

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

“Faleminderit shumë, zoti Rubin” – Leonora Jakupi reagon për James Rubin

James Rubin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të...

Momenti kur Graniti i propozon Melindës (video)

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Disa indonezianë janë të bindur se një njeri i specializuar për magji thirri një krokodil për të kthyer një person të zhdukur në bregun e lumit.

Të afërmit dhe policia e kërkuan dëshpërimisht atë, ku ata dyshonin se ai ishte zhdukur në lumin Lempake.

Por, fshatarët thuhet se e kanë kontaktuar një vendas të specializuar për magji, ku ky i fundit ka bërë magji që Syarifuddinin të kthehej, raportoi “The Sun”, transmetoi Periskopi.

Çuditërisht, krokodili besohet se ka dalë dje në mëngjes me trupin e Syarifuddinit.

Më pas ata deklaruan se krokodili në të vërtetë kishte ruajtur trupin e viktimës për ta shpëtuar nga grabitqarët e tjerë.

Shoku i tij Andi Resmin tha: “Ai ishte vetëm në ujë kur krokodili u hodh në trupin e tij dhe e rrëmbeu”.

 

 

Një vendas tjetër me emrin Eet, shpjegoi se në këtë vend ekzistonte një mit i vendasve që kushdo që pastrohej me rroba nuk do t’i ndodhte asgjë e keqe, por nëse ai hynte në ujë lakuriq do të rezultonte të sulmohej nga një krokodil.

Shefi i policisë, Inspektori Talisayan Faisal Hamid, i cili po heton incidentin, tha: “Miqtë e viktimës i raportuan oficerit se ai ishte sulmuar nga një krokodil. Atë natë kemi bërë një kërkim”.

“Viktima ishte shqyer mbi brinjët e djathtë. Ai u gjet i vdekur”, u shpreh ndër të tjera inspektori i policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz