Superylli koreano-jugor Heung-min Son ka marrë vendimin për të mbyllur aventurën e tij në Evropë dhe për të vazhduar karrierën në Major League Soccer.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Son ka arritur marrëveshje personale me Los Angeles FC (LAFC) dhe negociatat janë në fazën përfundimtare.
Nga North London në Los Angeles, ylli i Tottenham Hotspur e ka bërë tashmë të ditur vendimin për të lënë klubin londinez pas shumë vitesh suksesi dhe besnikërie.
Kalimi i tij në MLS pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ky është një hap i madh për futbollin amerikan, i cili po vazhdon të tërheqë emra të mëdhenj të futbollit botëror pas transferimeve të profilit të lartë si Lionel Messi, Luis Suárez dhe tani, Heung-min Son.
Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike, por mësohet se kontrata do ta lidhë Son me klubin kalifornian deri në vitin 2028. /IndeksOnline/