“Na’Vi” eliminohet nga “Spirit” në IEM Cologne – “Makazze” shkëlqeu, por nuk mjaftoi
dp

Lexo edheTurqi: Propozimi për martesë përfundon me aksident, rrëzohet avioni pasi thotë “PO”

Në gjysmëfinale të turneut, NAVI u përball me skuadrën SPIRIT, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.
Pavarësisht humbjes, makazze shkëlqeu në skenën ndërkombëtare, duke arritur 46 eliminime gjithsej, një statistikë mbresëlënëse për një debutues në një kompeticion të këtij niveli, transmeton lajmi.net
Ky ishte debutimi i tij i parë madhor në skenën globale të CS2, dhe performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të e-sports, duke konfirmuar se Kosova po rrit emra të rinj premtues në arenën digjitale.

Lexo edheTurqi: Propozimi për martesë përfundon me aksident, rrëzohet avioni pasi thotë “PO”
Ekipi NAVI, një nga më të suksesshmit në historinë e Counter-Strike, i besoi një rolin kyç 18-vjeçarit nga Kosova, çka tregon për nivelin e lartë të besimit që ka fituar makazze në një kohë shumë të shkurtër.
Pavarësisht eliminimit, rrugëtimi i makazze në IEM Cologne shënon një moment historik për e-sportin kosovar, dhe pritet që ky të jetë vetëm fillimi për yllin e ri të CS2./lajmi.net/