back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeDy vëllezërit, nga Kosova, që u shpëtuan masakrave të forcave serbe, tashti...

Dy vëllezërit, nga Kosova, që u shpëtuan masakrave të forcave serbe, tashti tregim suksesi, në Amerikë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Dy vëllezër kosovarë, të cilët u larguan nga lufta e viteve 1998-99 në Kosovë, janë shndërruar në tregim suksesi në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se tashmë po e jetojnë ëndrrën amerikane.

Njëri prej tyre i përshkruan tmerret e luftës në Kosovë dhe gjendjen e rëndë para se të largoheshin drejt Shteteve të Bashkuara. “Shtëpitë bombardoheshin para syve tanë, kishte vrasje, vrasje masive dhe masakra”, tha ai.

Etrit Demaj, i mbijetuar i luftës tregon se si ai dhe familja e tij ishin detyruar të flinin në veturë tri ditë derisa e kishin kaluar kufirin Kosovë- Maqedoni. Ai, gjithashtu tregon se si nëna e tyre u kishte futur para në xhepa, në rast se ata do të ndaheshin me forcë nga prindërit.

Për fat të mirë, ata nuk ishin detyruar të ndaheshin nga njëri-tjetri dhe nga Maqedonia arritën në Detroit të Shteteve të Bashkuara.

Në Shtetet e Bashkuara, ata fillimisht e hapën një biznes familjar, një restorant. Më pas, ata filluan të merren me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe qiradhënie. Njëri prej vëllezërve studioi për banka, ndërsa tjetri për menaxhim.

Në vitin 2013, ata e themeluan kompaninë “Rocket Fiber”. “Kompania jonë e ofron internetin më të shpejtë dhe më të besueshëm në Detroit dhe tashmë jemi të lidhur me tri qytete të tjera për Internetin më të shpejtë në botë”, thotë Demaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz