BallinaLajmeDy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar për një vdekje të dyshimtë të një 82 vjeçari, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrugën Fahri Fazliu, përkatësisht pranë “Spitalit Amerikan”, në Prishtinë.
Mirëpo, 23 marsi siç duket nuk përfundoi vetëm me këtë rast, pasi që raportohet se është gjetur pa shenja jete edhe një grua po në Prishtinë.
Siç bën të ditur Policia, edhe rasti i dytë është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq që të dy trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 23.03.2020 – 11:20. Është gjetur i shtrirë në rrugë viktima mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”.

“Prishtinë 23.03.2020 – 16:55. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz