back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Të ngjajshme

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë,...

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...
- Advertisement -

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur në një aksident trafiku në autostradën Beograd-Nish.

 Siç raportojnë mediat serbe, një tjetër person i cili ishte në veturë, është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ndodhi kur një veturë me targa gjermane, në rrethana ende të paqarta, doli nga rruga. Supozohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit, goditi një gardh mbrojtës (trotuar) dhe një shenjë trafiku pranë rrugës.

Burri dhe gruaja që ishin në makinë vdiqën në vend.Telegraf.rs shkruan se ekipi i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimave, ndërsa pasagjeri i tretë, i cili ishte gjithashtu në automjet, u transportua në qendrën më të afërt mjekësore me lëndime të rënda.

Viktimat ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Supozohet se ata po udhëtonin tranzit nëpër Serbi. Policia po kryen ende një hetim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe arsyet e tragjedisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz