Dy shoferë ndëshkohen rëndë në Shtime për tejkalim në vijë të plotë, gjoba deri në 400 euro dhe tre muaj pa patentë
dp

Lexo edhe“Është e dhimbshme dhe e papranueshme”, Ramadani kritikon Qeverinë për mungesën e uniformave të policëve

Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste të tejkalimit në vijë të plotë.
Shoferi F.O., 33-vjeçar, i cili drejtonte një automjet “VW Caddy”, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri.
Për këtë kundërvajtje, atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Ndërkohë, edhe shoferi M.B., 37-vjeçar, i cili drejtonte një “VW Passat”, është ndëshkuar për tejkalim në vijë të plotë.

Lexo edhe“Është e dhimbshme dhe e papranueshme”, Ramadani kritikon Qeverinë për mungesën e uniformave të policëve
Gjatë kontrollit, Policia ka konstatuar se automjeti që ai drejtonte kishte edhe regjistrimin e skaduar që nga 17 korriku 2025.
Për këto dy kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar gjithsej 400 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe zbatimin e ligjit.