back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDy pjesëtarë të FSK-së shpëtojnë dy qytetarë në vet-aksidentin në Pejë

Dy pjesëtarë të FSK-së shpëtojnë dy qytetarë në vet-aksidentin në Pejë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Dy pjesëtaret e Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore të FSK-së, nënoficerët Visar Qakolli dhe Dylber Vrenezi, dje, deri sa ktheheshin në shtëpi nga shërbimi i tyre, kanë hasur në një vet-aksident komunikacioni në rrugë në fshatin Zahaq të Pejës.

Një autocisternë ishte rrokullisur dhe brenda saj të ngujuar kishin mbetur dy persona të lënduar ku sipas proceduarve standarde të reagimit, pjesëtarët e FSK-së menjëherë kanë informuar Policinë e Kosovës dhe kanë filluar intervenimin nën kushte të rrezikut shumë të lartë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes në faqen zyrtare në Facebook, përcjellë Klan Kosova.

”Ata kanë nxjerrë personat e lënduar nga automjeti deri sa ishte duke rrjedhur nafta nga cisterna. Pas evakuimit, i është dhënë ndihma e parë me ndaljen e gjakderdhjes dhe fashimin e plagëve. Njëkohësisht kanë menaxhuar me trafikun në vend-aksident duke ndaluar automjetet tjera të afrohen në zonën e rrezikut deri në ardhjen e policisë. Pas ardhjes së tyre dhe autoambulancës iu janë dorëzuar viktimat me informacionin mbi masat e ndërmarra. Si gjithmonë, edhe në këtë rast, veprimi i pjesëtareve tanë dëshmon përkushtimin dhe vendosmërinë e natyrshme që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe vendit deri në vetëmohim”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz