back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajDy persona rrëmbejnë një burrë në Skenderaj

Dy persona rrëmbejnë një burrë në Skenderaj

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër dy personave të cilët rrëmbyen një tjetër, me qëllim që të mos e lirojnë derisa ai t’u ofrojë para atyre, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një komunikate për media, Prokuria bën të ditur se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve G.G dhe L.O, për veprat ‘Rrëmbim’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve si dhe për veprën penale ‘Kanosje’.

Siç bëhet e ditur, G.G. dhe L.O., më 24 shkurt 2019, në fshatin Llaushë të Skenderajt, me përdorimin e forcës dhe të kanosjes duke përdorur armën, e kanë marrë dhe mbajtur viktimën M.G., me qëllim që të mos e lirojnë para se i njëjti t’u ofrojë të pandehurve dobi pasurore.

Ndërkaq, i pandehuri L.O., më 25 shkurt 2019, e ka thirrur dhe kërcënuar seriozisht viktimën M.G, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.​/gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz