BallinaLajmeDy pacientë të sëmurë me kancer në Kosovë e mundin koronavirusin

Dy pacientë të sëmurë me kancer në Kosovë e mundin koronavirusin

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë që kur u shfaqen rastet e para në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 38 raste, prej të cilëve 791 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

Në mesin e të shëruarve janë edhe dy pacientë të sëmurë me kancer.

Lidhur me gjendjen e tyre të përgjithshme për Klan Kosova ka folur drejtori i Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi.

” Dy pacientë të sëmurë me kancer e kanë kaluar Covid-19 si grip, me plogështi, temperaturë. Pacientët kanë qenë në fazën e katërt të sëmundjes apo siç njihet metastazë. Njëri nga pacientët ka kancer në dy krahët e mushkërive, kurse tjetri në prostatë. I pacienti që ka kancer në mushkëri është infektuar në shtëpi nga vajza. Edhe pacienti tjetër e ka marrë infeksionin nga djali i tij në shtëpi”.

Kurtishi theksoi se tek pacientët janë marrë masa të izolimit.

“Personi që ka qenë me kancer në mushkëri, ka qenë i izoluar në shtëpi për dy javë, kurse për shkak të shqetësimeve pacientit tjetër i është përcjell gjendja në Klinikën Infektive për 10 ditë”.

I pari i Onkologjisë foli edhe për situatën e Klinikës gjatë gjendjes së pandemisë.

“Gjendja e përgjithshme ka qenë e mirë. Nuk kemi pasur nga stafi të infektuar dhe as pacientë të tjerë. Pra, ka qenë një ecuri e mirë në krahasim me vendet e tjera. Në vendet e rajonit ka staf të infektuar: në Beograd, Tiranë, Shkup. Fatmirësisht deri më tani nuk kemi, edhe pse kemi pasur angazhim të madh edhe gjatë kohës së pandemisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz