Dy kushtet e Serbisë që t’i ndalë lobimet kundër Kosovës

Dy kushtet e Beogradit për t’i ndalur lobimet kundër Kosovës janë që kjo e fundit të tërheq taksën 100% dhe të mos kërkojë nga shtetet tjera të njihet si shtet.
Mediat serbe kanë shkruar për qëndrimet e Beogradit para bisedimeve me Kosovën, ku sot do të diskutojnë për marrëveshjen hekurudhore.
Dy kushtet e Beogradit për Kosovën janë heqja e taksës dhe Kosova të ndërmarrë aksione që të rritet numri i shteteve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.
Përveç këtyre kushteve të ashpra, të cilat Vuçiqi ia përmendi edhe ambasadorit amerikan Grenell në takimin e tyre të fundit, Beogradi kërkon që Kosova të mos kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Lexo edheKy është drenicasi, një yll që po shkelqen në futboll!?
Sipas burimeve të “Novostit” këto pozicione i janë paraqitur edhe emisarit të SHBA-ve, Richard Grenell, kur ky i fundit kishte bërë thirrje që Serbia ta ndërpresë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës.
Ndërkaq presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas bisedës me Grenellin ka porositur se nuk e pranon ndaljen e lobimit kundër çnjohjeve të Kosovës me tërheqjen e taksës.














