back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportDush i ftohtë për Allegrin… e “masakruan” lojtarët!

Dush i ftohtë për Allegrin… e “masakruan” lojtarët!

Të ngjajshme

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan...

Dy gola të shpejtë në Mitrovicë në ndeshjen Trepça ’89 vs Malisheva

Skuadra e Malishevës ka shënuar dy gola në ndeshjen...

Bashkëpunim ndërkombëtar: Dy kosovarë ekstradohen në kuadër të hetimeve me Gjermaninë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor...

Fundjavën e kaluar, me fitoren ndaj Fiorentinës, bardhezinjtë e Allegrit u rikonfirmuan kampionë të Serie A. Ky ishte titulli i tetë radhazi, i pesti me trajnerin livornez në drejtim.

Një “diktaturë” e “Zonjës së Vjetër” në futbollin italian, por që nuk po e gjen dot rrugën për të pasur sukses edhe në Europë, më konkretisht në Ligën e Kampionëve.

Eliminimi që në çerekfinale, këtë sezon, ndaj Ajax, ishte një zhgënjim i madh në Torino, sepse kishte pritshmëri të shumta në këtë kompeticion, pas ardhjes së Ronaldos.

Megjithatë, titulli në Serie A duket se e ka ëmbëlsuar sadopak situatën në kampin bardhezi, çka duket edhe në mënyrën e festimit (përtej kamerave). Një video e publikuar nga Sky Sport tregon prapaskenat në mjediset e brendshme të stadiumit “Allianz”, pas fitores me Fiorentinën.

Lojtarët e Juves, saktësisht Chiellini, Bonucci, Matuidi dhe Pjanic, e “rrëmbejnë” nga dhomat e zhveshjes trajnerin Allegri dhe e hedhin në një pishinë të vogël, ku e lagura me shpamanjë në fushën e blertë nuk është asgjë para ujit aty. Një dush për t’u shkundur mirë e lënë pas eliminimin nga Ajax, për të cilin Allegri mori mjaft kritika, u kryqëzua nga tifozët bardhezinj.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz