Durmishi i jep kritik LDK-në për kërkesën për president: Është papjekuri politike të refuzosh ofertën e Kurtit
dp

Lexo edheProkuroria publikon pamje nga arrestimit i të dyshuarit të fundit për krime lufte

Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi ka thënë se kërkesa e LDK-së për pozitën e presidentit nuk përputhet, sipas tij, me rezultatin zgjedhor dhe mbështetjen që ka marrë kjo parti.
“Është problem, kur mezi e more votëbesimin për të vazhduar udhëheqjen e partisë, të pretendosh të bëhesh president”, ka shkruar Durmishi.
Postimi i tij i plotë:
Është problem,kur menzi e more votbesimin për të vazhduar udhëheqjen e partisë, të pretendosh të bëhesh president.

Lexo edheProkuroria publikon pamje nga arrestimit i të dyshuarit të fundit për krime lufte
Ajo zonja që e bëri fushatën si kandidate për presidente mori më pak se 10% të votave të qytetarëve që votuan. Secili tjetër nga LDK është në pozicion më të keq se dy të parët, prandaj cili është kuptimi i insistimit në postin e presidentit.
Të refuzosh ofertën e kryeministrit Kurti, (e cila mendoj se është më e lartë se sa fuqia që ju dha elektorati) është papjekuri politike.
Qytetarët po ju shohin, mos e harroni këtë. E që besa edhe ata që e votuan LDK-në po ju shohin.