Rana e Hedhun nuk po pret pushues. Po pret banorë që ndjejnë. Rana e Hedhun flet me gjuhën e gurëve që çelen për kolonat. E Dukagjini ngrihet jo mbi peizazh, por brenda tij. Aty ku imagjinata i jep tokës përmasën e dëshirës.
Nuk kam parë asnjëherë gurë që flasin, derisa eca me Ekrem Llukën, mikun tim të vjetër, nëpër shpatin ku po ngrihet Dukagjini Resort. Ai nuk më kërkoi të imagjinoja asgjë. Më kërkoi vetëm të dëgjoja. Dhe aty, në heshtjen mes fjalëve të tij dhe goditjeve të makinerisë që hapnin themelet, gurët nuk më dukeshin më të fortë. Më dukeshin të gatshëm për t’u çelur. Ai më tregonte ku do të kalonte rruga, ku do të ngriheshin kolonat, ku do të vendoseshin qelqet. Ishte real, konkret, tokësor.
Por ndërsa më fliste për tokën dhe peshat që duhen mbajtur, imagjinata më rrëshqiti larg. Nuk ndaloi te plani arkitektonik, por te ideja që ky vend po më ftonte të përfshihem në një përjetim që nuk mund të tregohet ndryshe. E këtu, natyrshëm, po më vjen të shkruaj siç më del — me sllengun gegnisht, sepse vetëm kështu mundem të përshkruaj këtë bregore që flet me zë të thellë, jo me fjalor të ndrequr. Jo për të qenë lokal, por për të qenë i vërtetë.
Dhe kështu e nisa rrugëtimin tim me këtë vend.
“Guri qitet për të mbajtur,” më tha. Dhe fjala mbajtur nuk kishte veç peshë strukturore. Ajo tingëllonte si një premtim.
Por ndërsa ecnim edhe me Petritin, banor i vjetër i kësaj ane, më fliste për tokën, për gjurmët e gurit, për peshat që duhen mbajtur, për përgjegjësinë që bart një kompani që ndërton mbi një shpat që s’fal gabime, imagjinata më rrëshqiti larg. Nuk ndaloi te plani arkitektonik, por te ideja që ky vend po më ftonte të përfshihem në një projekt që sa ka trup, aq ka edhe shpirt.
E pikërisht aty, në atë kalim të heshtur nga konkretja te e mundshmja, më doli përpara emri i Chris Precht. Dhe projekti i tij. Nuk ishte një firmë e ftohtë projekti, që jemi mësuar nga austriakët që ndërtojnë maleve. Që fusin projektin brenda natyrës.
Chris ishte një njeri që shkruan me arkitekturë si të ishte një tregimtar. Precht nuk vizatonte aty ndërtesa. Ai po krijonte një habitat. Thotë se arkitektura nuk duhet të bëhet për njerëzit që largohen nga natyra, por për ata që duan të kthehen te ajo. Në skicat e tij nuk kishte linja të rrepta, por rrjedhje. Jo të drejta, por kthesa që të qetësojnë syrin. Ai nuk kërkon të ndërtojë mbi terren, por brenda tij. Brenda gurëve.
Dhe kur pashë vizionin e tij për këtë vend, ku çdo bllok ngjitet me shpatin si me përulësi, ku çdo verandë duket sikur kërkon leje nga horizonti për t’u shfaqur, e ku çdo rrugicë lëviz me ritmin e bimësisë që do të mbillet përreth, kuptova se çfarë më kishte dashur të thotë Ekremi: realiteti më mban me gëzim, por imagjinata të bën të ndjehesh si banor pa filluar të jetosh.
Në atë çast, nuk isha më mysafir në një kantier. Isha dëshmitar në lindjen e një vendi që s’do të të kërkojë të largohesh kurrë.
Dhe kështu e nisa rrugëtimin tim te projekti i Ranës së Hedhur.
Sot është dita e 123-të e ndërtimit. E di sepse e ndjek çdo ditë. Nuk më duhen tabela për ta matur kohën. Sepse e kam jetuar me Ekremin gjithë fillimin e tij. Mjafton zhurma që e njoh në përsëritje. Mjafton dheu që lëshohet në mëngjes dhe shtrihet i qetë në mbrëmje, sikur të jetë lodhur nga transformimi.
Po përfundohen themelet e bllokut të katërt në Veranda Residence. Dhe unë ndjej se po mësoj me frymën e një vendi që s’është ndërtuar ende, por që ka filluar të më njohë.
Makineritë hyjnë thellë në gur si kirurgë të heshtur që e dinë se çfarë kërkojnë. Guri nuk kundërshton. Ai çelet. Dhe zëri i parë që mbetet, s’është zhurma – është pritja. Një pritje që nuk e lodh njeriun. Sepse çdo gjë këtu po merr formë me ndjeshmëri, jo me ngutje.
Korabi rri shpesh mënjanë, me dorën nën mjekër dhe sytë që matin diçka përtej planit. “Ky vend s’asht me u shit,” më tha. “Asht me u kuptu.” Dhe për herë të parë, një investim më duket si përpjekje për mirësi, jo për fitim. Në çdo cep të këtij resorti, ndjej një përpjekje për t’i dhënë tokës jo një plagë, por një ftesë.
Në pjesën që do të jetë “Veranda Residence”, ballkonet dalin një nga një, të ngjitura me hijeshi në shpat. Asnjë kat nuk shkon më lart se sa duhet. Asnjë hapësirë nuk shëmbet në shurdhëri. Çdo dritare duket se ka qenë aty edhe më parë, vetëm ka pritur të hapet. Dritaret s’janë korniza për pamje. Janë ftesa për të qëndruar. Janë përthyerje të diellit që të merr për dore në mëngjes dhe të shoqëron në mbrëmje.
Ballkonet janë të ndërtuara me një shije që e ndjen edhe pa e parë. Kur ec nëpër rrugicat që sapo janë hedhur me zhavorr, e kupton që ky nuk asht vend për të kaluar pushimet. Asht vend për t’u gjetur. Për të marrë kohën me vete. Për të pirë kafen në heshtje. Për të parë si ndryshon deti çdo ditë dhe për të mos u lodhur kurrë nga e njëjta pamje.
Diku më lart, në pjesën ku do të jetë hoteli, toka po shtrihet me kujdes. Unë e imagjinoj si një strehë që do të ketë dritë, jo ndriçim. Do të ketë frymë, jo ajër të kondicionuar. Dhomat do të jenë të qeta si mendime që vijnë vonë. E aty, në dritaren e dhomës sime të ardhshme, do të ndalem çdo mëngjes për të mos bërë asgjë. Vetëm për të qenë.
Pishina që po gdhendet në shkëmb më duket si një vijë e lënë nga uji që ka kaluar më herët. Ajo s’ka për të qenë luks. Ka për të qenë heshtje që të afron me horizontin. Në atë vend, dielli do të fundoset pa zhurmë. Ashtu si çdo ndjesi që vjen prej një vendi që të do pa të kërkuar.
Kam filluar të eci çdo ditë. Shikoj hijet e pasdites që bien mbi betonin e hedhur sot. Ndihem banor i një toke që nuk ka marrë ende emër, por që më njeh. I jap përshëndetje gurëve. I mbaj mend kthesat. Ndalem te një pemë e mbjellë rishtas. Nuk kam ende çelësa, por kam ndjesinë që kam ardhur në shtëpi.
Në këtë vend nuk do të jesh thjesht banor i një apartamenti. Do të jesh bashkëbisedues i gurëve. Do të jesh dëshmitar i një ndërtimi që nuk imiton asgjë, por e ndërton çdo ndjenjë me përulësi.
Dukagjini nuk po ngrihet për t’u reklamuar. Po ngrihet për t’u mbajtur mend. E kur të jesh aty, nuk do të të duhet ta përfytyrosh më. Sepse ka për të qenë vendi që të ka njohur qysh para se të hysh.
Ky vend s’po ngrihet për t’u zbuluar. Po ndërtohet për t’u kujtuar. Dhe unë isha aty dhe do të jem aty, si banor i parë./AlbanianPost