back to top
Tuesday, February 3, 2026

LOTË

Të ngjajshme

Kur pritet të vendosen në Gjilan të burgosurit e Danimarkës?

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani,...

Në errësirë, Kosova humb rrugën drejt energjisë së ripërtëritshme

Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike...

KEK: Qe një muaj në operim të jashtëzakonshëm – njësia A5 që u ndalë mbrëmë kthehet pas disa ditësh

Korporata Energjetika e Kosovës (KEK), i është përgjigjur kritikave...

Poezi nga: Walt Whitman
Përktheu: Maksim Rakipaj

Lotë! Lotë! Lotë!
Natën, në vetmi, lotë;
Në bregun e bardhë pikojnë dhe rëra i thëthin;
Lotë – asnjë yll nuk ndrit – terr dhe shkretim;
Lotë rrjedhin nga sytë e një koke të lidhur:
– O, ç’është ai lugat! Ajo gjë në terr e përlotur?
Lotë i rrjedhin, me dënesë qan, ngashëren, klithmat brenda i mban;
O stuhi, e bërë njeri, që ngrihesh e rend atje në breg;
O furtunë terri e tërbuar! O shkulm ere i dëshpëruar!
O hije, kaq mirë ditën mbahesh, me fytyrë të paqme e çap të qetë;
Veç natën larg syve të botës nuk përmbahesh – tërbohesh si një oqean,
Me lotë! Lotë! Lotë!

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz