Në një terren mjaft të vështirë në ‘Rexhep Rexhepi’, Drita ka arritur të përmbys Feronikelin për tri pikët e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Kampionët në fuqi gjenin veten në disavantazh pas golit të Mendurim Hotit, gol ky që u shënua qysh në minutën e 20’ të takimit.
Drita arriti të reagonte vetëm në minutën e 53’, kur Astrit Fazliu shfrytëzoi mirë asistimin e Erjon Vucaj, për barazimin 1:1.















