Drita ‘shkëlqen’ në pjesën e parë, afër të shkruajë historinë
dp

Lexo edheCakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend?

Kampionia e Kosovës, Drita ka treguar paraqitje mjaft të mirë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Differdange – kampiones së Luksemburgut.
“Intelektualët” po fitojnë 2-1 pas 45-minutëshit të parë, shkruan “Gazeta Express”.
Ylli i pjesës së parë ishte Arb Manaj, i cili shënoi dy golat e Dritës.
Fillimisht, ai shënoi në minutën e 4-të, pas një pune të jashtëzakonshme nga Liridon Balaj.
Manaj doli përsëri në skenë në minutën e 17-të për 2-0.

Lexo edheCakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend?
Nga një huti në mbrojtje, në minutën e 28-të, Differdange shënoi për 1-2, me anë të Brusco.
Fituesi i kësaj ndeshje kalon në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Nëse Drita e arrin këtë rezultat, do të bëhej klubi i parë kosovar që kalon në këtë fazë./GazetaExpress/