back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaRegjionaleDrenicasit ia dorëzojnë Kadaresë pullën postare me portretin e tij

Drenicasit ia dorëzojnë Kadaresë pullën postare me portretin e tij

Të ngjajshme

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave...

“Gjema pikën…”, Toney relakson Arditin me masazh

Një situatë interesante është krijuar këtë të hënë në...

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Bashkimi...

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Syla janë takuar me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, shkruan drenicapress.info.

Hoxha ka bërë të ditur se në emër të Postës së Kosovës ia dorëzova pullën postare me portretin e tij që është emetuar në 80 vjetorin e lindjes së tij.

Lidhur më këtë kryeshefi i Postës së Kosovës shkruan:

Sot pata nderin dhe privilegjin qe së bashku me bashkëpuntorë dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z.Gani Syla të takoj shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare. Në emër të Postës së Kosovës ia dorëzova pullën postare me portretin e tij që është emetuar në 80 vjetorin e lindjes së tij, në dhjetor 2016, në vitin që ishte shpallur: “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”.

Për dekada të tëra, Kadare përmes veprave të tij, intervistave dhe formave të tjera ishte në vazhdimësi bashkudhëtar me popullin e Kosovës në rrugën e gjatë e të mundimshme drejt lirisë dhe pavarësisë.

Si një prej personaliteteve shqiptare më të respektuara në qarqet ndërkombëtare, Kadare ishte gjithnjë pranë kauzës së drejtë të popullit të Kosovës. Ai bashkëjetoi me vuajtjet dhe përpjekjet tona.

Ai ishte me ne edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës çlirimtare, edhe gjatë procesit të bisedimeve për pavarësi duke ngritur zërin në qendrat më të fuqishme perëndimore.

Veprat e tij sot gjinden kudo, në të katër anët e botës, të përkthyera në dhjetëra gjuhë.

Duke shprehur nderim dhe respekt për veprën dhe figurën e shkrimtarit tonë më të madh kemi nderuar edhe Postën e Kosovës. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz