back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaKulturëDrenicaku mëndjendritur, Hasan Prishtina listoi në një telegram krimet serbe në Kosovë,...

Drenicaku mëndjendritur, Hasan Prishtina listoi në një telegram krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë gjatë periudhës 1918-1920

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Para 89 vjetësh u vra Hasan Prishtina, një nga kontributdhënësit më të mëdhenj të çlirimit nga osmanët, të krijimit të shtetit shqiptar dhe, më pas, të çlirimit të tokave shqiptare nën pushtimin serb.

Këtë e dëshmon edhe ky telegram që e pata gjetur në Arkivin e Shtetit në Tiranë.

Në janar 1921, si kryetar i Komitetit të Kosovës, Hasan Prishtina niste një letër nga Shkodra, shkruar në frëngjisht, drejtuar Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, ku ai listonte disa nga krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë në periudhën 1918-1920.

Hasan Prishtina përshkroi vrasjen e 20,000 burrave dhe 1,500 grave në Kosovë, si dhe djegien e 168 fshatarve dhe 4769 shtëpive, duke shtuar se për vetëm tri ditë të fundgushtit 1920 ishin vrarë 250 shqiptarë dhe ishin djegur 7,800 shtëpi në krahinat e Dibrës dhe Lumës.

Pasi informon për rrezikun e kolonizimit të Drenicës me kozakë vrangelistë-bellogardistë, në fund të telegramit, Hasan Prishtina paralajmëron Foreign Office-in se kolonizimi dhe represioni serb do të provokonin hakmarrjen e shqiptarëve, gjë që, siç thotë ai, “do ta komplikonte situatën në krejt Ballkanin”.

Burimi: Arkivi i Shtetit, Tiranë /KultPlus.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz