BallinaLajmeDrenica ka nevoj për njerëz të tillë, ky është Albert Asllani oficieri...

Drenica ka nevoj për njerëz të tillë, ky është Albert Asllani oficieri më i mirë në SHBA

Të ngjajshme

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet ftesës, s’ka ardhur ende

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar...

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder në Britani

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, është bërë sportisti i...

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Albert Asllani, pas një trajnimi gjashtëmujor në shkollën ushtarake “United States Army Cyber Center of Excellence” në Fort Gordon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka marrë çmimin “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award”.

Këtë çmim e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve.

Sipas njoftimit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, çmimi “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Aëard” për Toger Albert Asllanin është edhe një dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të duhur sa i përket ngritjes profesionale të pjesëtarëve të saj, dhe se ky kualitet profesional është duke u dëshmuar edhe jashtë vendit si në: shkollime, trajnime, operacione, përfshirë këto edhe në akademitë më prestigjioze në botë.

Asllani pritet që pas kthimit nga SHBA-ja të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) duke bartur përvojat e tij të fituara në këtë trajnim specialistik në të mirë të avancimit dhe ngritjes profesionale të FSK-së.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës. Ky është trajnim special për përgatitjen e oficerëve (Kapiten) të karrierës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz