BallinaLajmeKryeparlamentari Veseli pritet nga Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq – flasin për bashkëpunim...

Kryeparlamentari Veseli pritet nga Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq – flasin për bashkëpunim ekonomik

Të ngjajshme

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Uruguajani,...

Valverde rikthehet më herët në stërvitje

Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer...

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po zhvillon në Kroaci, është pritur sot në takim nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kryeparlamentari Veseli dhe Kryeministri Plenkoviq diskutuan për raportet e shkëlqyera që dy shtetet tashmë kanë ndërtuar midis tyre dhe miqësinë e thellë midis popullit të Kosovës dhe atij të Kroacisë.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi Kryeministrin kroat për rolin e Kroacisë në sigurinë e Kosovës, duke kontribuar me prezencën ushtarake në KFOR, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që po i jep FSK-së.

Veseli e konsideroi të nevojshëm vazhdimin e mbështetjes së shtetit kroat për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës si faktor paqeje, bashkëpunimi dhe integrimi në BE dhe NATO.

Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të dokumentit për Partneritet Strategjik me Kroacinë, ndërsa ftoi investitorët kroatë për prezencë më të madhe në tregun e Kosovës.

“Ligjet e Kosovës janë të favorshme dhe tashmë është edhe korniza e marrëveshjeve që i lehtësojnë këto investime. Kemi shumë mundësi bashkëpunimi ndër shtetëror në fushën e ekonomisë. Me kryeministrin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, konkretisht për rihapjen e Zyrës Ekonomike të Kroacisë në Kosovë dhe mundësinë e lëshimit të linjës ajrore Zagreb-Prishtinë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi idenë për hapjen e Katedrës së Gjuhës Kroate në Prishtinë dhe asaj Shqipe në Zagreb, ndërsa në fushën e shëndetësisë e konsideroi të vyer përvojën kroate në menaxhimin e spitaleve dhe sigurimet shëndetësore.

Në takim me kreun e Qeverisë kroate, u diskutua edhe për pozitën e shqiptarëve në Kroaci, por edhe të kroatëve në Kosovë. Veseli konfirmoi angazhimin e tij për përmirësimin e standardit të jetesës së kroatëve në vendbanimet e tyre në Kosovë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë për arritjet e Kosovës në shumë fusha, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Zagrebit zyrtar për t’i ofruar Kosovës gjithë mbështetjen e mundshme në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz