Drenasit dhe Kosovës pritet të shtohet edhe një parti e re (FOTO)

Themeluesi i Iniciativës Qytetare “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori, së bashku me anëtarët e subjektit të tij politik, kanë mbajtur një mbledhje, shkruan Drenicapress.
Aty është diskutuar rreth shndërrimit të Iniciativës Qytetare “Vizioni për Drenasin”, në parti politike në nivel vendi.
Ky është njoftimi i Drenorit:
Pas suksesit të jashtzakonshëm në zgjedhjet e fundit lokale, në të cilat zgjedhje Vizioni për Drenasin konkuroj si Iniciativë Qytetare dhe u rendit si subjekti i tretë me fuqi politike në skenen politike në Drenas, nga sot inicohet të shënderrohet në Parti politike.
Është kërkesë e më shumë se 80% të aktivistëve dhe vullnetarëve të ekipes sonë që VIZIONIN ta themelojmë Parti politike, të struktuar sipas praktikave më të mira demokratike.

Lexo edheNjë kujtim më i vonë i Çun Lajçit për Bubën
Sot, pas takimit me një pjesë të ekipes, edhe zyrtarisht vendosem që të inicohet themelimi i partisë VIZIONI, mbi bazën e Iniciatives Qytetare Vizioni për Drenasin.
VIZIONI, i profilizuar si Parti Socialdemokrate, ofron komunitetin e qytetarëve që nuk nënshtrohen por bashkojnë dijen dhe energjine për të ofruar alternativen më të mirë qeverisese, me barazinë sociale ndërmjet qytetarëve.
I ftojmë të gjithë qytetarët, nga çdo shtresë e shoqërisë, të bashkohen në konceptin tonë për të bashkthemeluar strukturat udhëheqëse të VIZIONIT.

















