back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi e GIZ-i bashkëpunojnë në krijimin e Hartave Zonale

Drenasi e GIZ-i bashkëpunojnë në krijimin e Hartave Zonale

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, me të cilët është në partneritet për krijimin e Hartave Zonale të Komunës dhe Planin Zhvillimor Komunal.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it lidhur me ndihmën e ofruar për hartimin e Hartës Zonale dhe Planit Zhvillimor Komunal.

Kryetari i Komunës, ka prezantuar hapat të cilët janë ndërmarr nga ana e Komunës për hartimin e këtyre planeve, ku fillimisht janë nxjerr vendimet për hartimin e PZHK-së dhe HZK-së, pastaj janë formuar edhe Ekipi Komunal i Planifikimit (EKP) dhe Ekipi Këshillues i Komunitetit (EKK).

Udhëheqësi i projektit nga ana e GIZ-it, Michael Becker, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për ofrimin e bashkëpunimit për zhvillimin e këtyre dy projekteve të cilat janë të një rendësie të veçantë për Drenasin. Ai ka shtuar se GIZ-i është i gatshëm edhe ne të ardhmen të bashkëpunoj dhe të ofroj ndihmë profesionale Komunës në realizimin e projekteve të cilat janë me interes të përgjithshëm për qytetarët.

Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me GIZ-in është duke hartuar edhe bazën e të dhënave (data bazën) e Komunës me një kompani e cila është e kontraktuar nga ana e GIZ-it.

Kryetari Lladrovci dhe udhëheqësi nga ana e GIZ-it, Becker janë dakorduar që të bashkëpunojnë edhe në faza të tjera të këtyre projekteve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz