Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ne bashkëpunim me OJQ-në “Turniri Tradicional Rasim Kiçina” dhe Këshillin Organizativ të formuar nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina, mbahet turniri tradicional i 16-ti me radhë.
Turniri fillon me datën 30.05.2018 dhe mbaron me 14 Qershor, në Ditën e Çlirimit të Drenasit.
Hapja solemne e Turnirit Tradicional Memorial në futboll të vogël “Rasim Kiçina” 2018 do të behët më datën 30.05.2018 duke filluar nga ora 16:00 dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Stadiumin Sintetik të Drenasit.
