Në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit është arrestuar një femër e mitur, pasi që ka sulmuar organet e rendit, transmeton Drenica Press.
Sipas policisë së Kosovës “Është arrestuar e dyshuara e mitur, femër K/Shqiptare, e cila nga një automjet i ndaluar përskaj rrugës ku e dyshuara ishte pasagjere, gjatë verifikimit ka sulmuar dhe penguar njësitin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
Pas intervistimit në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit të shtetit e dyshuara lirohet”.
Rasti është trajtuar si pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. /Drenia Press/