Drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë jep dorëheqje pas komentit ndaj Bashkim Jasharit
dp
Lexo edheNga Vlora në Prekaz, Kurti kujton tri ngjarjet që e bëjnë 28 Nëntorin të veçantë
Përmes një reagimi publik, Hoxha ka kërkuar falje për përdorimin e fjalës “palaço”, duke e cilësuar atë si shprehje të papërshtatshme dhe reagim të momentit gjatë një debati.
Ai ka theksuar se komenti ishte qëndrim personal dhe nuk përfaqësonte qëndrimin politik të subjektit ku bën pjesë, e as atë institucional të Drejtorisë që drejton në Komunën e Suharekës.
Megjithatë, Hoxha ka bërë të ditur se ka vendosur të marrë përgjegjësi për veprimin e tij, duke paraqitur dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Shërbimeve Publike.
“Përtej kërkimfaljes, të paraqes dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Hoxha.

Lexo edheNga Vlora në Prekaz, Kurti kujton tri ngjarjet që e bëjnë 28 Nëntorin të veçantë
Hoxha ka kërkuar falje publike ndaj Bashkim Jasharit dhe të gjithë atyre që mund të jenë ndier të fyer nga komenti i tij.