Çitaku me bashkëpartiakë bën homazhe në Mitrovicë për 28 Nëntor, nderon Isa Boletinin dhe dëshmorët
dp
Fillimisht, delegacioni i PDK-së bëri homazhe te shtatorja e Isa Boletinit, për të nderuar figurën dhe kontributin e tij atdhetar, transmeton Klankosova.tv
Më pas, ata qëndruan në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol, ku përkujtuan sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
Përmes një mesazhi, PDK-ja ka theksuar se lavdia për heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës do të mbetet e përjetshme.
Lexo edheShqipe Mehmeti-Selimi kujton 28 Nëntorin nga Haga: Rroftë UÇK-ja dhe kombi shqiptar!