Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
dp

Lexo edheMë pak gjelbërim, më shumë beton: Si po ndryshon Prishtina dhe pse lagjet e reja po lënë pas nevojat e qytetarëve

Në kuadër të aktiviteteve festive për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, në qytetin e Gjilanit është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët u bënë pjesë e këtij aktiviteti kushtuar kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës për lirinë e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Vendosja e emblemës së UÇK-së në një hapësirë publike të qytetit përfaqëson një simbol respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Lexo edheMë pak gjelbërim, më shumë beton: Si po ndryshon Prishtina dhe pse lagjet e reja po lënë pas nevojat e qytetarëve
Komuna e Gjilanit ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm.