back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDrejtori i Club Brugge “bllokon” transferimin e Jasharit te AC Milani: S’mundesh...

Drejtori i Club Brugge “bllokon” transferimin e Jasharit te AC Milani: S’mundesh me u largu kaq thjesht nga kjo derë…!

Të ngjajshme

Tjetër supergol nga Calhanoglu në derbi Juventus-Inter, barazohet rezultati

Skuadra e Interit ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Dardan Cena shpallet kampion ballkanik, fiton medaljen e artë

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena,...

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Një transferim i mundshëm i Ardon Jasharit te skuadra e AC Milanit tashmë është pezulluar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Club Brugge, Devy Rigaux për “Nieuësbald Sport”, transmeton Indeksonline

Sipas drejtorit sportiv, ky kalim i mundshëm është pezulluar për shkak të ofertës së ulët të ekipit nga Serie A.

“Bisedimet me Milanin janë në ngërç. Ata e dinë pikëpamjen tonë.

“Ne besojmë se cikli i Ardonit te ne nuk ka përfunduar. Sot nuk ka asgjë në tavolinë që e bën atë të largohet.

“Me gjithë respektin e duhur, e që është një nga lojtarët më të mirë, por nuk mund të largohesh aq thjesht nga kjo derë.

“Jemi të bindur që Ardoni mund të bëjë një transferim të madh në të ardhmen, por kjo nuk është koha e përshtatshme. Ne mendojmë se ai duhet të qëndrojë”, u shpreh drejtori sportiv

Kujtojmë që Milani ka ofruar rreth 30/32 milionë euro për transferimin e mundshëm të Jasharit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz