BallinaLajmeDrama po vazhdon: Serbët kanë vënë barrikada në veri |Video

Drama po vazhdon: Serbët kanë vënë barrikada në veri |Video

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Drama pas arrestimit të Marko Djuric’it po vazhdon akoma, ndonëse nga ajo ngjarje kanë kaluar gati 6 orë.

Në këto momente është ndërprerë komunicionin në magjistralen që dërgon për në kufirin më verior, Jarinje.

Rruga është bllokuar në vendin e njohur si Rudare në Zvecan, në pjesën e rrugës te “Kryqi”, aty ku në vitin 2011 dhe 2012 kanë qenë barrikadat.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Serbët kanë vendosur kamionë dhe vetura transportuese, gjë që e ka bllokuar totalisht komunikacionin, praktikë që nuk është e re.

Tani për tani, ka qindra serbë në barrikadë, dhe numri i tyre po rritet. Kjo pjesë e rrugës për serbët është shumë e rëndësishme sepse është një lidhje e drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe kryqëzimit administrativ të Jarinjes, transmeton gazetametro.net.

Serbët janë të tronditur nga hyrja e forcave speciale të Kosovës në veri, të cilën gjë e ka konfirmuar edhe presidenti serb Vucic, i cili edhe ka ofenduar shqiptarët.

Ndryshe, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u arrestua para disa orësh pasi nuk respektoi refuzimin që i bëri shteti kosovar në kërkesën për vizitë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz