Dosja Partizani, Gjykata dëgjon pretendimet e avokatëve
dp

Lexo edheTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, e cila u shty për në datën 13 tetor.
Berisha nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. Seanca nisi me paraqitjen e kërkesave paraprake nga mbrojtja, e cila kërkoi pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK, përfshirë sekuestrimet, ekspertizat dhe emërimet e ekspertëve.
Avokatët argumentuan se veprimet janë të paindividualizuara dhe të paqarta për secilin subjekt, ndërsa i konsideruan të papërdorshme provat e mbledhura nga BKH.

Lexo edheTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
U kërkua gjithashtu vlerësim serioz nga gjykata për ligjshmërinë e procesit dhe shpalljen e akteve si të pavlefshme. Gjithashtu, u përmend vendimi i Gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë e kontrollit në studion e avokates Pustina.