back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeDonika Gërvalla flet për klane në LDK që janë kundër Vjosa Osmanit

Donika Gërvalla flet për klane në LDK që janë kundër Vjosa Osmanit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Vajza e veprimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla ka shkruar sonte një status n ku ka folur për gjendjen në Kosovë dhe deklaratën e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani dhënë në mëngjes se do të konsiderohej gabim “historik mos arritja e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha sot se do të ishte gabim historik nëse nuk arrihet një marrëveshje për koalicion me VV për qeverisjen  ardhshme.

Pas këtij reagimi, ka ardhur edhe reagimi i Donikës e cila i ka dal në krah znj. Osmani.

Ajo madje ka shkuar më larg duke folur për klane brenda partisë më të vjetër në Kosovë.

“Shumë e vërtetë! Gabim historik me pasoja të rënda për vendin. Përpjekja e klaneve të neveritshme brenda LDK-së për ta asnjanësuar znj. Osmani e dobëson shumë këtë parti, e cila megjithatë ende bart shpresat e një shtrese të gjere të shqiptarëve në Kosovë. Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Vjosa Osmani e ka cilësuar si gabim historik mos arritjen e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se Gërvalla më 20 maj të vitit 2016 ishte përjashtuar nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku sigurimi e kishte larguar atë nga mbledhja.

Në atë kohë ajo ishte kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga degët e Gjermanisë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz