Donald Trump po e shqyrton seriozisht faljen e Sean ‘Diddy’ Combs
dp

Lexo edheUBT nderon xhudisten Laura Fazliu për medaljen historike të argjendtë në Lojërat Universitare Botërore “FISU 2025”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e shqyrton “seriozisht” faljen e Sean ‘Diddy’ Combs, raporton Deadline, duke cituar një burim qeveritar.
Deadline raporton se ditët e fundit, në Zyrën Ovale është bërë shqyrtimi i një faljeje për 55-vjeçarin Combs, transmeton Indeksonline.
Reperi u shpall fajtor në fillim të këtij viti për transportim personash për prostitucion. Ai u lirua nga akuzat më të rënda si shantazhi, komploti dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Lexo edheUBT nderon xhudisten Laura Fazliu për medaljen historike të argjendtë në Lojërat Universitare Botërore “FISU 2025”
Presidenti amerikan kishte thënë më parë se nuk do ta përjashtonte një falje për Combs. Në të kaluarën, Trump e quajti manjatin e hip-hopit “një mik të mirë”.
Combs po mbahet në paraburgim në pritje të dënimit më 3 tetor. Këtë javë, avokatët e tij kërkuan që reperi të lirohet nga paraburgimi në pritje të dënimit. Ata kanë propozuar një garanci prej 50 milionë dollarësh./Indeksonline/