Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta jo vetëm në opinionin publik, por edhe te figurat e njohura të skenës muzikore.
Së fundmi, reperi i njohur Don Xhoni ka bërë një reagim publik përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka shprehur shqetësimin e tij për pamjet e dhunës që po qarkullojnë ditët e fundit.
Përmes një mesazhi drejtuar publikut, ai ka theksuar se nuk mund të qëndronte indiferent përballë situatës së krijuar.
“Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m’dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop at dhunë e at hallakamë,” ka shkruar reperi, duke dënuar kështu përdorimin e dhunës.
Don Xhoni ka bërë thirrje për pjekuri dhe dialog mes palëve, duke nëvizuar se dhuna nuk është zgjidhje nga asnjëra anë.

Lexo edhe“Rinia është e ardhmja”, Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri
“Dhuna so zgjidhje prej asnjones anë. Me zor e me inate s’zgjidhet kurgjo, veç bëhet edhe ma keq. Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu, e bashkë me gjet ni zgjidhje,” është shprehur ai.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, ai ka kujtuar se institucionet ekzistojnë për qytetarët dhe ka bërë thirrje për bashkim.

“Mos harroni që n’fund t’ditës na jem njo! Institucionet bëhen prej qytetarve, e jo qytetart prej institucioneve. S’ka nevojë me dalë kërkush fitues e kërkush humb,” ka përfunduar ai shkrimin e tij.














