Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Bregut të Diellit, rikthimi pritet nesër
dp

Lexo edheWilson: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës

Disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra.
Sipas njoftimit për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën e qendrës tregtare.
Për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Lexo edheWilson: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës
Konsumatorëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë./IndeksOnline/