“Rinia është e ardhmja”, Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për të rinjtë, në kohën kur Shqipëria po përballet me protesta të vazhdueshme kundër qeverisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artistja ka shkruar: “Rinia është e ardhmja!”, duke vënë në pah rëndësinë e brezit të ri dhe të së ardhmes së tij.
Reagimi vjen në një periudhë të tensionuar në Tiranë, ku protestat e nisura nga studentët janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në ditët e fundit, edhe gjimnazistë i janë bashkuar lëvizjes, e cila ka zgjeruar kërkesat përtej çështjeve të arsimit.

Lexo edheNë mes të trazirave në Paris, Loredana udhëton drejt kryeqytetit francez
Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në arsim, më shumë mbështetje për të rinjtë dhe krijimin e perspektivave më të mira për të ardhmen. Një nga kërkesat kryesore të lëvizjes është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Mesazhi i Bebe Rexhës vjen në një moment kur zëri i të rinjve po zë vend qendror në zhvillimet në Shqipëri, ndërsa kërkesat e tyre për arsim më cilësor dhe një të ardhme më të mirë vazhdojnë të jenë në fokus të protestave.















