BallinaLajmeDogana gjen lojëra fati në dyqane ku shkruante “Rrobaqepës” dhe “Counter Strike”

Dogana gjen lojëra fati në dyqane ku shkruante “Rrobaqepës” dhe “Counter Strike”

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka dhënë një lajm të luftimit të kontrabandës nga ana e Doganës së Kosovës.

“Kapen lojëra fati ilegale në dyqanet me mbishkrimin ‘Rrobaqepës’ dhe ‘Counter Strike’”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

“Dogana e Kosovës pas dyshimeve se në Lagjen Dardania në Prishtinë janë dy dyqane të cilat operojnë me lojëra fati ilegale ka ndërmarr një kontroll të befasishëm ku edhe janë gjetur këto dy lokacione. Të dy lokacionet e dyshuara kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin Rrobaqepës deri lokali tjetër nën emrin Counter Strike”, ka treguar Hoti.

“Kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara ‘Keno’ dhe ‘Racing Dogs’ në të dy lokacionet. Dogana e Kosovës me këtë rast ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do te inicioje procedurën kundërvajtëse. Gjithashtu në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e ATK-së te cilët kanë bërë mbylljen e lokaleve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz