
Gjatë muajit shtator, Dogana e Kosovës njofton se në katër raste të ndara ka ndaluar tentativat për import mallrash të falsifikuara.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë ndaluar: 300 jelekë dimërorë me logon “Moncler”, 300 palë atlete me logot “Adidas”, “Reebok” dhe “Miu Miu”, 5,180 palë çorape me markat “Nike”, “Calvin Klein”, “Reebok” dhe “U.S. Polo Assn”, 225 veshje tekstili me markën “Stone Island”.
“Këto ndërhyrje janë rezultat i analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e dyshuara si pirate të depërtojnë në tregun e vendit, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.