KQZ: Më 11 tetor përfundon afati i votimit me postë nga jashtë Kosovës
dp

Lexo edheArrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, ishte në kërkim që nga muaji prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 17 shtator, vlenë vetëm për 43,933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.
Deri më 11 tetor 2025, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

Lexo edheArrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, ishte në kërkim që nga muaji prill
KQZ njofton se me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanadë, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.