Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar hyrjen e 7.500 produkteve të dyshuara si të falsifikuara, të cilat ishin në tentativë për t’u futur në vend përmes portit të Durrësit.
Sipas një komunikate për media, gjatë kontrollit rutinë të një ngarkese të paraqitur për import, zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra që ngjallnin dyshime për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale, raporton lajmi.net
Gjatë ekzaminimit të detajuar, është konstatuar se produktet bartnin shenja të një marke të njohur ndërkombëtare, duke ngritur dyshime të forta për falsifikim.
Në total, janë identifikuar 7.500 artikuj të ndarë në këto kategori:
Mbushës telefoni – 1.250 copë
Koka mbushës telefoni – 5.750 copë
Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë
Dogana ka njoftuar se produktet janë sekuestruar, ndërsa procedurat ligjore për verifikimin dhe trajtimin e mëtejshëm të rastit janë në proces./Lajmi.net/