back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDjegia e shtëpisë në Klinë të Poshtme, Jashari u premton ndihmë familjes...

Djegia e shtëpisë në Klinë të Poshtme, Jashari u premton ndihmë familjes që humbën gjithçka

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Kryetari i Komunës së Skenderajit, BekimJashari ka  vizituar familjen e Faik Mustafës, shtëpia e të cilit në Klinë të Poshtme u përfshi nga zjarri.

Jashari ka thënë se shtëpia e banimit është djegur, mirëpo, për fatin e mirë, gjashtë anëtarët e familjes janë në gjendje tëmirë.

I pari i Komunës së Skenderajit ka thënë se si institucione lokale do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i dalë në ndihmë familjes.

Postimi i plotë:

 Një zjarr në orët e vona të mbrëmjes ka djegur shtëpinë e banimit të Faik Mustafës nga Klina e Poshtme, por për fat të mirë, as edhe një gërvishtje për 6 anëtarët e familjes.

Isha i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe u ndjeva mirë kur kuptova se anëtarët janë shëndosh e mirë, pavarësisht humbjes së madhe të pasurisë së paluajtshme për Faik Mustafën, që e ka krijuar me mund.

Si institucione lokale do të bëjmë ç’është e mundur për t’i dal në ndihmë dhe për të përballuar këtë situatë të vështirë./Indeksonline/Drenicapress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz