“Dje isha te një biznes i dy grave që janë lindë në diasporë e sot i kanë 200 punëtorë”, kandidatja e VV-së thotë se të rinjtë po kthehen nga diaspora
dp

Lexo edhePolicia e Kosovës trajnon 65 zyrtarë për menaxhimin e turmave në kampin “Vrella”

Elvira Ibrahimi-Hoti, kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se të rinjtë po kthehen nga diaspora në Kosovë.
Ajo, ka folur për një biznes i cili udhëhiqet nga gratë e diasporës, që janë lindur dhe janë rritur në diasporë.
‘’Dje kesh të një biznes në vizitë, është i themelum dhe i udhëhequn prej grave që kanë punuar në diasporë, kanë lind dhe janë rritë në diasporë, edhe janë kthy në Kosovë dhe kanë hap biznesin, sot i kishin 200 punëtorë, edhe deri në fund të vitit, i kanë planet deri në 600 me shku. Edhe tha, këtyre të rinjve që po i marrin 30% e tyre, janë të rinj që po kthehen në Kosovë, edhe raste të tilla që kanë lind jashtë edhe po kthehen në Kosovë”, ka thënë ajo.

Lexo edhePolicia e Kosovës trajnon 65 zyrtarë për menaxhimin e turmave në kampin “Vrella”